Telegrafi

Ozil me het-trikun ndaj Ludogoretsit futet në historinë e Arsenalit

Mesut Ozil po shkëlqen në këtë fillim të sezoni dhe ai është një nga lojtarët kyçë që Arsenali nuk po di për humbje në javët e fundit.

Topçinjtë fituan në Ligën e Kampionëve ndaj Ludogoretsit me rezultat 6-0, ku tre golat e fundit u shënuan nga mesfushori gjerman.

Lexo po ashtu Arsenal 6-0 Ludogorets: Notë maksimale për Ozilin, mirë edhe Mustafi (Foto)

Me këtë rast, Ozil u bë pjesë e historisë së Arsenalit duke u bërë lojtari i pestë që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve.

Para tij shënuan Thierry Henry, Nicklas Bendtner, Danny Welbeck dhe Olivier Giroud. /Telegrafi/