Mesut Ozil po shkëlqen në këtë fillim të sezoni dhe ai është një nga lojtarët kyçë që Arsenali nuk po di për humbje në javët e fundit.
Topçinjtë fituan në Ligën e Kampionëve ndaj Ludogoretsit me rezultat 6-0, ku tre golat e fundit u shënuan nga mesfushori gjerman.
Me këtë rast, Ozil u bë pjesë e historisë së Arsenalit duke u bërë lojtari i pestë që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve.
Para tij shënuan Thierry Henry, Nicklas Bendtner, Danny Welbeck dhe Olivier Giroud. /Telegrafi/