Telegrafi

Ozil i gatshëm të sakrifikojë shtatë milionë funte për t’u larguar nga Arsenali

Mesut Ozil (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Mesfushori kreativ gjerman, Mesut Ozil është i gatshëm të sakrifikojë shtatë milionë euro për të lënë Arsenalin para se të skadojë kontrata e tij në qershor.

Gjermani, i cili fiton plot 350 mijë funte në javë, është planifikuar të fitojë këtë shumë të madhe midis tani dhe fundit të kontratës së tij aktuale në qershor.

Megjithatë, Ozil është në bisedime me Arsenalin për një përfundim të mëhershëm të kontratës.

Lexo po ashtu E konfirmon menaxheri, Sogut: Kalimi i Ozilit te Fenerbahce po kompletohet

Sipas mediumit The Athletic, Ozil i ka ofruar Arsenalit të lë shtatë milionë funte në mënyrë që ai të shkurtojë kontratën e tij dhe të largohet këtë janar.

Nëse një kompromis nuk mund të arrihet, fituesi i Kupës së Botës do të duhet të shohë përfundimin e kontratës së tij në Arsenal para se të largohet nga klubi falas në qershor.

Ozil tashmë thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin turk, Fenerbahce. /Telegrafi/