Përveç Granit Xhakës që është shqiptar dhe mund të krijojë afërsi, Shkodran Mustafi në Arsenal do të gjejë edhe dy bashkëlojtarë që luan te Gjermania.
Mesut Ozil dhe Per Mertesacker janë dy miq të tij nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Ozil shihet që është i afërt me Mustafin, ndërsa menjëherë pas zyrtarizimit i ka uruar mirëseardhje.
“Gjemani i ardhshëm revolverist. Jam i lumtur që më në fund mund t’i them: Mirëserdhe”, ka shkruar Ozil.
Ai ka publikuar edhe një video së bashku me mbrojtësin tjetër gjerman të Arsenalit, Per Mertesacker. /Telegrafi/