Mesut Ozil ka festuar në lokalin e natës Libertines së bashku me futbollistët e Arsenalit fitoren kundër Chelseat.
Por, ajo që bie në sy është e dashura e futbollistit, Ozil, Mandy Capristo e cila shihet teksa qanë.
Reprezentuesi gjerman mundohet ta ngushëllon, por duket se këngëtarja nuk ndalet dhe ul kokën në] automobil për mos të rënë në sy të paparacëve, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se për çka bëhet fjalë, por trajneri francez i klubit londinez Arsene Wenger i ka kërkuar futbollistit që jetën private ta mbajë larg mediave rozë.
Kujtojmë se Ozil ka shënuar gol kundër Chelseat në fitoren e thellë prej 3:0 kundër Chelseat. /Telegrafi/