Mesut Ozil ka konfirmuar se ai do të nënshkruajë një kontratë të re në Arsenal, nëse Arsene Wenger sinjalizon qëllimin e tij për të qëndruar si menaxher.
Portali i njohur Goal.com ka raportuar në tetor se Ozil është i lumtur në Arsenal, por dëshiron që e ardhmja e menaxherit të tij të zgjidhet para se ai të nënshkruaj kontratën e re me Gunners, pasi Wenger ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me skuadrën londineze.
“Jam shumë, shumë i lumtur në Arsenal dhe klubi e di se unë do të jem gati për të nënshkruar një kontratë të re. Tifozët duan që unë të qëndroj dhe tani ajo është në dorën e klubit”, ka thënë Ozil për Kicker.
“Klubi e di se unë jam këtu para së gjithash për shkak të Arsene Wenger sepse është ai që ka nënshkruar me mua dhe është ai në të cilin kam besim”, përcjell Telegrafi.
“Klubi e di se unë dua të jem i qartë se çfarë menaxheri [Wenger] është duke bërë [për të ardhmen]”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/