Telegrafi

Ozil drejt Spanjës?

Sipas Sport, Ozil i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, është parë duke shëtitur nëpër Barcelonë duke bartur fanellën e Barcelonës me mbishkrimin e Lionel Messit.

Mësohet se Ozil ka zgjuar spekulime të mëtutjeshme, pasi që gjatë kohës sa qëndroi në Spanjë, ai udhëtoi edhe në Madrid.

Edhe Barcelona edhe Real Madridi janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit gjerman. /Telegrafi/