Telegrafi

Ozil dhe Mourinho mund të ribashkohen te Manchester United

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, mund të bëhet bashkë me yllin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Sipas BILD, marrëdhënia e Mourinhos me Ozilin vazhdon që nga koha kur ishin bashkë te Real Madridi.

Gjermani mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe klubi nga Old Trafford mund të tentojë ta marr falas.

Ozil ka fituar tri FA Kupa prej se ka ardhur te Arsenal, por kanë dështuar të fitojnë trofe në Ligën Premier.

Mediumi gjerman shkruan se Mourinho do të tentojë që të mos e lejojë Ozilin ta nënshkruajë kontratën e re, për ta marr pastaj në Old Trafford. /Telegrafi/