Site icon Telegrafi

Ozil aludon në qëndrimin e tij te Arsenali

Mesut Ozil ka thënë se në verë do të ulet e të bisedojë me klubin për vazhdimin e kontratës.

Ai ka treguar se e pëlqen shumë Londrën dhe klubin dhe se është i lumtur.

“Arsenali është njëri prej klubeve më të mira në botë dhe Londra është vend i mirë, një qytet i mirë për të jetuar”.

“Siç kam thënë më parë, jam rehat këtu. Jam i lumtur”.

“Siç kam thënë në të kaluarën, në verë do të flasim, por tani për tani Arsenali ka përparësi dhe e respektoj këtë”.

“Pas këtij sezoni ne do të flasim dhe pastaj do të marrim një vendim”, ka thënë Ozil. /Telegrafi/

Exit mobile version