Telegrafi

Ozil aludon në kalim në Ligën Premier

“Tani për tani më intereson vetëm Botërori. Kur të kthehem mund të mendojmë vetëm për të ardhmen, por tani për tani nuk është diçka që dua të lë të mendohet shumë për të. Liga Premier ka top lojtarë dhe është tërheqëse. Ju shikoni në Manchester Cityn dhe Chelsean çfarë kanë arritur viteve të fundit dhe shihni se është e lehtë të jeni të suksesshëm në klube të tilla”.

“Unë shoh se çfarë ka arritur Ballack te Chelsea dhe cilësia e lojtarëve me të cilët ka luajtur. Trofetë më interesojnë. Në Angli janë gjithmonë dy ekipe në maje dhe natyrisht ajo është tërheqëse. Por, e njëjta është e vërtetë dhe për La Liga. Këto janë dy kampionatet më të forta në botë”, tha Ozil për The Sun. /Telegrafi/