Telegrafi

“Ozani” i serialit “Fate të Kryqëzuara” vizitoi Kosovën (Foto)

Burak Tozkoparan është një ndër aktoret më me perspektivë të shtetit turk.

Ai u bë shumë i njohur në trojet shqiptare me shumë role filmike, mbi të gjitha me rolin në serialin “Paramparça (Fate të Kryqëzuara)”.

Megjithatë, aktori 25-vjeçar ka befasuar të gjithë me një imazh të publikuar në rrjetet sociale.

Ai ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, nga ku ka publikuar edhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram.

“Tungjatjeta Kosovë”, ka shkruar ndër të tjerash, aktori që më mirë njihet si “Ozani”.

Kasta e aktorëve të serialit “Paramparça”

Nuk dihet se për çfarë arsye Burak e vizitoi Kosovën, mbetet të shihet nëse do të zbulojë diçka për publikun.

Ndryshe, Burakun do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike gjatë vitit 2018. /Telegrafi/