Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë sot se rruga ikonike e Londrës e njohur si “Oxford Street”, do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në shesh për këmbësorë, ndërkaq në ndërlidhje me këtë tha se Prishtina duhet dhe do të jetë në hap me qytetet perëndimore.
Rama në një postim në Facebook shkruan se duhet më shumë hapësira për këmbësorë, më shumë gjelbërim, e më pak automjete në qendra të qyteteve.
Lexoni të plotë postimin:
PRISHTINA DUHET, DHE DO TË TRANSFORMOHET!
Rruga ikonike e Londrës dhe e njohur botërisht, Oxford Street, do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në shesh për këmbësorë. Kështu njoftoi sot Kryetari i Londrës, Sadiq Khan.
Ky është një trend në qytetet perëndimore të cilat i kanë orientuar politikat e tyre drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Më shumë hapësira për këmbësorë, më shumë gjelbërim, e më pak automjete në qendra të qyteteve.
Prishtina duhet, dhe do të jetë në hap me qytetet perëndimore dhe lider në rajon për këtë transformim. /Telegrafi/