Telegrafi

Oxfam: Një miliardë njerëz në botë kanosen nga uria

Në këtë raport thuhet, se inflacioni i çmimeve të produkteve kryesore ushqimore këtë vit deri në uri solli 119 milionë njerëz në botë.

“Gjithsej 967 milionë njerëz në botë vuajnë nga mosushqimi, ndërsa gjendja më vështirë është në Guatemala ku çmimi i drithrit është rritur për 300 për qind”.

Tutje në raport thuhet, se në Kamboxha dhe Filipinet, çmimi i miellit dhe orizit është dyfish më i lartë, shtohet në raportin.

Ndërkohë në një tjetër raport të organizatës joqeveitare "Care Internationall", thuhet se 17 milionë banorëve afrikan iu kanoset uria. Prej tyre 6,4 milionë janë nga Etiopia dhe në gjysmën e Somalisë.