Nëna e aktorit, Owen Wilson, Laura ishte në gjendje të gjente dashurinë përsëri.
53-vjeçari e zbuloi këtë gjatë një intervistë në “The Ellen DeGeneres”, duke thënë se nëna e tij e cila tani është 82 vjeçe, u martua përsëri kur ishte 80 vjeçe.
Duke vënë në dukje se ai vetë është romantik dhe se vlerëson një histori romantike, Wilson foli për këtë ndërsa diskutonte për komedinë e tij romantike “Marry Me”, të cilin ai luan përkrah Jennifer Lopez.
“Mamaja ime së fundmi u martua në moshën 80-vjeçare me një djalë shumë të mirë. Unë mendoi se kjo është një histori shumë romantike dhe ideja që mund të gjesh dashurinë në çdo moshë”, tha Wilson, shkruan People.
“Mendoj se kjo është një histori shumë e bukur”, shtoi ai.
Nëna e tij, Laura ishte e martuar më parë me bashkëshortin Robert nga viti 1963 deri kur ai vdiq ai në vitin 2017.
Filmi i tij “Marry Me” flet për jetën e yjeve të muzikës Kat Valdez (Lopez) dhe Bastian ( Maluma ), të cilët do të martohen para një publiku. Megjithatë, planet e tyre ndryshojnë kur disa sekonda përpara se të thotë “Unë po”, Kat zbulon se Bastiani ka qenë i pabesë dhe ajo vendos të martohet me Charlie (Wilson), një i huaj në turmë.
“Të luash një këngëtare që është yll në komedinë romantike ishte vërtet argëtuese”, tha më parë Lopez.
Lopez këndon gjithashtu në kolonën zanore të filmit, e cila përmban këngë origjinale nga ajo dhe Maluma.
Ndërsa fliste me DeGeneres, Wilson shpjegoi se ai nuk ishte në dijeni se kush ishte këngëtari 28 vjeç, Maluma, përpara se të takoheshin gjatë xhirimeve të filmit.
“Fqinjët e mi në Santa Monica janë nga Kolumbia dhe kështu ata ishin shumë të emocionuar, ai ka shumë fansa dhe ishte e mrekullueshme të luash me të”, tha aktori.
Ndërkaq, komedia “Marry Me” aktualisht po luan në kinema. /Telegrafi/