Aktori Owen Wilson refuzon të takohet me vajzën e tij njëmuajshe, Lyla dhe refuzon të jetë pjesëmarrës në rritjen e saj.
Një burim i US Magazine ka thënë se ai akoma nuk e ka takuar vajzën e tij, edhe pse tashmë ka kaluar një muaj që nga lindja.
“Ai madje ia ka konfirmuar edhe gjykatës se nuk dëshiron ta shohë dhe nuk do të jetë prind i saj”, ka thënë burimi.
Zëdhënësi i aktorit nuk i ka komentuar këto thashetheme, ndërsa ka thënë se është fjala për një situatë serioze familjare, në të cilën opinioni publik nuk duhet të përzihet.
Wilson ka qenë për pesë vite në lidhje me nënën e Lylas, Varunie Vongsvirates dhe madje e ka bërë edhe testin e ADN-së për të vërtetuar nëse fëmija është i tij.
Edhe pse refuzon ta takojë vajzën, ai është mjaft i përkushtuar ndaj dy djemve të tij, Robert Ford Wilson (nga lidhja me Jade Duell) dhe Finn Lindqvist Wilson (nga lidhja me Caroline Lindqvist).
Sheryl Crow dhe Kate Hudson janë ish-të dashurat tjera të aktorit, me të cilat nuk ka pasur fëmijë. /Telegrafi/