Telegrafi

Owen: United mund ta rindërtojë karrierën time

“Është ndjenjë e mrekullueshme. Asnjëherë nuk kam menduar për këtë transferim, mirëpo trajneri më thirri në telefon dhe u takuam. Ishte shokuese, mirëpo unë jam shumë i lumtur dhe gjërat kanë lëvizur shumë shpejtë”.

“Unë kam pasur një paraqitje të dobët te Newcastle, mirëpo para kësaj karriera ime ka qenë e mirë dhe jam i sigurt se një skuadër si United mund ta rindërtojë karrierën time”.

“Shpresoj të shënoj disa gola dhe t’i ndihmoj skuadrës të fitojë trofe. Është ende herët, mirëpo kur mendon për Unitedin, automatikisht mendon për trofetë, stadiumin dhe masën e madhe të tifozëve” është shprehur Owen për “MUTV”.