Telegrafi

Owen në biseda me Manchester United?

Edhe pse pak kush beson se Sir Alex Ferguson mund të jetë i interesuar për Owen, mediat angleze shkruajnë se skocezi e kërkon ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe Real Madridit të zëvendësojë sulmuesin në largim, Carlos Tevez.

Sky Sports nga burime të afërta ka arritur të kuptojë se tashmë kanë filluar bisedime në mes të përfaqësuesve të Owen dhe Manchester United.

Owen, pavarësisht lëndimeve që kaloi, arriti të shënojë 11 gola për Newcastle në sezonin e fundit dhe ka dhënë shenja se është i gatshëm fizikisht dhe se ende e posedon instiktin golashënues.

Këto aftësi dhe fakti se ai është i lirë që nga fundi i këtij muaji, i jep një rast të mirë Sir Alex Ferguson të përforcojë ekipin, duke marrë parasysh edhe se skocezi pëlqen të ketë një sërë opsionesh në stolin rezervë.