Telegrafi

Owen i ngazëllyer me golin e shënuar

“Mbase shënova nga rasti më i vështirë që pata. Kisha dy shanse kundër Burnleyt dhe një kundër Birminghamit, por ky ishte rasti i katërt i vërtetë që pata”, ka thënë Owen.

“Nuk mendoj se kam humbur shans në para-sezon, por kam humbur shumë raste që kur sezoni ka filluar dhe si gjithmonë secili ngutet dhe ju fshin. Ishte sikur të mos kisha shënuar disa vite”.

“Sigurisht ishte ndjenjë e mirë të shënosh. Kam shënuar disa në para-sezon, por nuk është sikur ta bësh atë në ndeshjet konkurruese”, ka shtuar sulmuesi.