Telegrafi

Owen: Do të shënoj shumë gola

“Ekipi ka humbur dy lojtarë, Tevez, i cili ka shënuar disa gola, dhe Ronaldo, i cili ka shënuar shumë gjatë dy sezoneve të fundit. Ka një zbrazëtirë të madhe për t’u mbuluar dhe shpresoj se unë mund të ndihmoj mbulimin e saj sa i takon golave”, ka thënë Owen.

“Këtë nuk mund ta bëj i vetëm, por do të ndihmoj. Kur nënshkruani me United jeni i ngazëllyer për shumë gjëra dhe një prej tyre është të shënosh shumë gola, pasi këtu do të fitoj më shumë raste se në ekipet tjera”, ka shtuar anglezi.