Legjenda e Liverpoolit, Michael Oëen, beson se The Reds mun dt’u rrezistojnë ofertave të Barcelonës dhe të pamundësojnë largimin e mesfushorit gjenial, Philippe Coutinho.
Barcelona tashmë e ka parë të refuzuar një ofertë prej 72 milionë funtesh nga Liverpooli dhe Oëen beson se rezistenca duhet të vazhdojë.
“Lajmet në Spanjë po e nxisin zjarrin në benzinë dhe pas transferimit të Neymar do të spekulohet për shumë lojtarë”.
“Por, Coutinho renovoi së fundmi dhe që prej asaj kohe klubi arriti të sigurojë Ligën e Kampionëve. Mendoj se ata bënë lëvizje të mirë me rinovimin e tij sepse tash ata mund të përfitojnë shumë para prej tij”.
“Coutinho nuk besoj se është i pakënaqur. E vetmja mundësu që ai të largohet është që ai të shprehë dëshirën për këtë”, u shpreh Oëen. /Telegrafi/