Telegrafi

OVL-UÇK shpall zgjedhjet, tre ish-luftëtarë në garë për kryetar

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shpallur zgjedhjet për kryetar.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Në njoftimin zyrtar të OVL-UÇK njoftohet se tre ish-luftëtarë kanë shpallë ambiciet për të drejtuar organizatën.

Kapllan Parduzi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati do të jenë në garë për të udhëhequr veteranët e luftës.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 12 mars 2024, u miratua rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Në këtë mbledhje, u shpallën edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës: 1. Kapllan Parduzi (Korabi) 2. Nasim Haradinaj 3. Hysni Gucati”, është thënë në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Kujtojmë se kësaj organizate i ka pri sekretari Faton Klinaku, pasi kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga Gjykata Speciale./Telegrafi/