Marc Overmars thuhet se kishte marrë një bonus prej 1.25 milion euro pasi rinovoi kontratën e tij me Ajaxin deri në vitin 2026, para se të linte punën për dërgimin e fotove të papërshtatshme për koleget femra që punonin në klub.
Ish- anësori i Barcelonës u detyrua të largohej nga posti i drejtorit të futbollit të Ajax it pasi u zbulua skandali.
Sipas RTL Nieuës, Overmars tani mund të thirret nga klubi për të kthyer bonusin, duke qenë se ai u nda më shpejt me klubin se sa parashikonte kontrata edhe pse u bashkua si drejtor në vitin 2012.
“Më vjen turp. Javën e kaluar u përballa me raporte për sjelljen time dhe se si kjo ka ndikuar tek të tjerët”.
“Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin, por kjo m’u bë e qartë ditëve të fundit”.
“Papritmas ndjeva një presion të madh. Kërkoj falje. Sigurisht që për dikë në pozicionin tim, kjo sjellje është e papranueshme”.
“Por është shumë vonë. Unë nuk shoh asnjë mundësi tjetër veçse të largohem nga Ajax. Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private. Kjo është arsyeja pse u kërkoj të gjithëve të më lënë mua dhe familjen time të qetë”, kishte thënë Overmas në ueb faqen e klubit.
Menjëherë pasi gazeta Het Parool zbuloi se Overmars i dërgoi një foto të penisit dhe organeve të tij gjenitale një kolegeje të Ajaxit, NRC theksoi se holandezi kishte edhe pseudonime nga stafi i Ajaxit.
#Fútbol 🇳🇱
💰 Overmars cobró una bonificación de 1,25 millones de euros por su ampliación de contratohttps://t.co/xfQaU1ETpf
— Diario SPORT (@sport) February 10, 2022
I njëjti publikim pretendon se Overmars dërgoi foto të organit të tij gjenital më shumë se një kolegeje. /Telegrafi/