Telegrafi

Overfinch Range Rover që lansohet vitin që vjen, më i kompletuari SUV deri tani (Foto)

Gjatë muajit të kaluar, kemi parë prezantimin e modelit SVAutobioghraphy, që është SUV më luksoz që e ka krijuar ndonjëherë Range Rover.

Pa dashur të nënvlerësohet kjo makinë, njohësit kanë bërë analizimin e modelit Overfinch nga po e njëjta linjë prodhimi, duke e vlerësuar si makinën SUV më të kompletuar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Bazuar në pamjen e jashtme, strukturën e ndërtimit, fuqinë e motorit, pastaj enterierin që ka rehati, luks të lartë dhe lehtësia teknologjike, besohet se kjo veturë që lansohet gjatë vitit që vjen, të bëjë ndryshime në botën e automobilizmit.

Madje, duke marrë për bazë vetëm imazhet, pasi ende nuk është krijuar ndonjë makinë, apo të jenë dhënë statistikat.

Megjithatë çmimi fillestar prej 130 mijë dollarëve, pritet të jetë problem për konsumatorin, pasi është shumë mjaft e lartë. /Telegrafi/