Site icon Telegrafi

‘Ottovordemgentschenfelde’- mbiemri më i gjatë në Gjermani

Ottovordemgentschenfelde, 45 vjeçari nga Rhinelandi, tha se mbiemri i tij i gjatë shpesh i shkakton probleme, sidomos kur zyrtarët shtetërorë duhet ta mbushin ndonjë aplikacion dhe shkruajnë emrin e tij.

Bashkëshortja e tij Sylvia dhe vajza Nadine, mu për këtë arsye vendosën ta shkurtojnë mbiemrin, kështu që tash e mbajnë mbiemrin Gentschenfelde.

“Babai deshi të më pagëzojë edhe me emrin e mesëm, por nëna për fat nuk e lejoi”, thotë Bernd.

Judth Schwanke, ekspert për emra në Universitetin e Leipzigut, tha se Bernd ka mbiemrin më të gjatë në Gjermani i cili përbëhet prej 24 shkronjave. /Telegrafi/

Exit mobile version