Telegrafi

Otto John vazhdon karrierën në Azerbajxhan, prezantohet nga klubi Turan Tovuz

Sulmuesi nigerian Otto John, që bëri luajti në disa skuadra të Superligës së Kosovës, do ta vazhdojë karrierën në Azerbajxhan.

John ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin elitar azer Turan Tovuz.

Ka qenë vetë klubi që e ka prezantuar lojtarin, duke ia nënvizuar edhe karrierën në klubet tona.

Nigeriani gjatë sezonit të shkuar ishte pjesë e Dukagjinit ku e ndihmoi këtë klub të sigurojë vendin e katërt në Superligën e Kosovës.

Në edicionet e kaluara ka luajtur edhe te Trepça ’89 dhe Prishtina, ku u shpall kampion me të dyja klubet.

25-vjeçari në Superligën e Kosovës ka zhvilluar 113 paraqitje, ndërsa ka shënuar 56 gola./Telegrafi/