Site icon Telegrafi

Otto John shkëlqen me het-trik, Prishtina rikthehet te fitoret

Prishtina është rikthyer te fitoret pas tri ndeshjeve pa marrë maksimumin e pikëve.

Skuadra bardhekaltër në shtëpi ka mposhtur me rezultat të thellë Besën e Pejës 4-0.

Ishte një ndeshje ku shkëlqeu në të sulmuesi nigerian Otto John i cili realizoi het-trik përballë pejanëve.

Golin e parë nigeriani e realizoi në minutën e tretë me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës për 1-0.

Në minutën e 25-të, John u fut bukur në zonë dhe me lehtësi mposhti portierin mysafir për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave të Prishtinës përfunduan edhe 45 minutat e parë të kësaj sfide.

Kur kaluan një orë lojë, Otto John doli sërish në skenë i cili ngriti epërsinë e Prishtinës në 3-0 dhe kompletoi het-trikun e parë këtë edicion.

E për golin e fundit në ndeshjes, u përkujdes mesfushori Mërgim Pefqeli që shënoi pas një goditje brenda zonës.

Kësisoj Prishtina rikthehet te fitoret në kampionat dhe tani ngritët në pozitën e tretë në tabelë me tetë pikë të tubuara pas pesë javëve.

Në anën tjetër Besa mbetet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm tri pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version