Telegrafi

Oto John lirohet nga burgu, fillon stërvitjet me Dukagjinin

Kur po zhvilloheshin ndeshjet e fundit të kampionatit të kaluar, sulmues i Prishtinës, Otto John, ishte arrestuar nga policia, pasi dyshohej se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.

Nigerianit i ishte caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Paraburgimi i mbajtur në burgun e Gjilanit, iu vazhdua edhe një muaj.

Por sot avokati i tij, Egzonis Hajdari dhe zyra ligjore GHG Laë Frim kanë bërë të ditur se ish-futbollisti i Prishtinës është liruar.

“Gjykata supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar futbollistin e njohur Oto John”.

“Nga sot i bashkohet KF Dukagjinit dhe përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri”, thuhet në njoftimin e tyre.

John ka bërë karrierë edhe te Trepça ’89 dhe Skënderbeu. /Telegrafi/