Telegrafi

‘Othello’ premierë e re e ‘Teatrit turk-Shkup’

Nesër mbrëma, teatri turk-Shkup në skenën e vogël në ‘Teatrin e Komedisë’ do ta shfaq premierën e shfaqes ‘Othello’ të Shekspirit në regji të Dejan Projkovskit, i cili me këtë ansambël i ka disa bashkëpunime duke filluar nga ai i para dhjetë viteve kur e sollën ‘Epi i Gilgameshit’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tragjedia e Othellos është vazhdim i laboratorit për teatër antik të shfaqjes së tij paraprake në këtë teatër ‘Prometheu’, ku edhe kësaj radhe bëhet fjalë për teatër të lëvizjeve, luajnë gjashtë aktorë në një pishinë të vogël, kështu shfaqja merret edhe me qëndrueshmërinë e trupit të aktorëve, u tha sot në konferencë për shtyp nga regjisori i shfaqes.

Drejtori i teatrit turk-Shkup, Atilla Klinçe theksoi se shfaqjet e Projkovskit po bëhen antologji i cili për të pestën herë bën regji për teatrin e tyre. /Telegrafi/