Site icon Telegrafi

Otavio tregon se si reagoi Ronaldo kur e mori vesh se ishte zëvendësues

Mediat raportuan gjatë ditës se Cristiano Ronaldo ka kërcënuar se do të largohet nga kombëtarja e Portugalisë pasi që Fernando Santos e la atë në stol për ndeshjen kundër Zvicrës.

Por shoku i skuadrës së Ronaldos, Otavio e mohoi këtë histori në konferencën për shtyp dhe shpjegoi se çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes së Portugalisë.

“Cristiano është kapiteni ynë edhe nëse është në bankinë. Ai është një kapiten i vërtetë dhe ne të gjithë ndjekim shembullin e tij, edhe kur ai nuk luan”.

“A e dini se çfarë bëri kur zbuloi se nuk do të luante? Ai foli me ne në dhomën e zhveshjes dhe na inkurajoi, veçanërisht Goncalo Ramos, i cili luajti në vend të tij”.

“Ai kurrë nuk tha se mund të na linte”, ka thënë Otavio.

Gjatë ditës kanë reaguar edhe vetë lojtari dhe federata portugeze e futbollit, duke i mohuar lajmet. /Telegrafi/

Exit mobile version