Telegrafi

Osvaldo: Jam pak i çmendur

“Unë gjithmonë dua të ndryshoj dhe mendoj se lumturia është diku tjetër. Kjo është hera e parë që po luaj për dy vite rresht në të njëjtin klub”.

“Ka ditë kur ndjehem keq dhe dëshiroj të jem një person tjetër. Më mungon Argjentina dhe fëmijëria ime. Kam dëshirë të jem përsëri adoleshent”.

“Jam pak i çmendur. Një ditë ndihem i fortë, tjetrën ditë i padobishëm. Unë luftoj, shënoj, reagoj, por unë bëj gjithçka për të triumfuar.

“Unë bëj gabime të pafalshme, të cilat në ato momente më duken të drejta”, ka thënë Osvaldo për La Repubblica. /Telegrafi/