Kryetari i partisë ”Uniteti”, Gëzim Ostreni, është takuar me homologun e tij të Partisë Liberale (PL), Ivon Veliçkovski, ku temë bisede ka qenë organizimi i zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.
Të dy liderët pajtohen se zgjedhjet e besueshme janë dajla e vetme nga kriza politike e tanishme, ndërkaq vendi tashmë është mjaft i ngarkuar edhe me krizën e refugjatëve, që është një sfidë për Maqedoninë, por edhe për vendet e rajonit dhe Evropën.
Ostreni dhe Veliçkovski vlerësojnë se është e nevojshme sjellja e përgjegjshme e elitave politike në pushtet, të cilët me veprimet e tyre të momentit nxitin ndasi ndërmjet qytetarëve dhe tensione në periudhën parazgjedhore. Gjithashtu, të dy liderët thanë se funksionimi i shtetit varet nga suksesi i ndërtimit të një shoqërie kompakte qytetare, ku dallimet nuk janë pengesë./Telegrafi/