Telegrafi

Ostersundsi befason edhe në ndeshjen e fundit në Evropë, por eliminohet nga Arsenali (Video)

during UEFA Europa League Round of 32 match between Arsenal and Ostersunds FK at the Emirates Stadium on February 22, 2018 in London, United Kingdom.

Arsenal ka humbur në ndeshjen kthyese ndaj Ostersundsit 1-2 por i ka mjaftuar fitorja në ndeshjen e parë për të kaluar tutje në raundin tjetër në Ligën e Evropës.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger kishte vendosur t’i pushojë disa nga yjet kryesorë të skuadrës për këtë takime.

E mungesa e lojtarëve të ekipit të parë të Arsenalit u vërejt menjëherë pasi mysafirët shënuan.

Ishte minuta e 22-të, kur mesfushori anësor Hosam Aiesh mori një top të mirë në zonë nga Ghoddos dhe shënoi për 0-1.

Vetëm një minutë më vonë mysafirët befasuan përsëri Arsenalin ku shënuan edhe njëherë.

Mesfushori Ken Sema befasoi portierin vendas Ospina duke shënuar për 0-2.

(Foto/Getty Images)

Arsenali u mundua të rikthehet në lojë dhe rrezikoi nëpërmjet Jack Wilshere por pa sukses.

Me epërsinë 0-2 të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Wenger vendosi për të ndërhyrë në formacion duke larguar nga loja të riun Niles dhe duke e futur yllin shqiptar Granit Xhaka.

Në minutën e 47-të Hector Bellerin asistoi tek Sead Kolasinac i cili ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 1-2.

Festa e futbollistëve të Arsenalit pasi shënuan golin nëpërmjet Kolasinac (Foto/Getty Images)

Arsenali vazhdoi ofensivën në drejtim të mysafirëve duke rrezikuar me Welbeck e Elneny por pa sukses.

Deri në fund dyja skuadrat kishin edhe disa gjysmëraste por që rrjetet më mbetën të pa prekura.

Kësisoj Arsenali pas dy ndeshjeve kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2 ndaj befasisë më të madhe këtë edicion të Ligës së Evropës, Ostersunds. /Telegrafi/