Telegrafi

Ostersunds 0-3 Arsenal: Notat e lojtarëve, Mustafi ndër më të mirët

Shkodran Mustafi

Arsenali ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Ostersunds.

Skuadra angleze nuk e pati të vështirë të triumfojë duke shënuar tre gola në portën e vendasve 0-3.

E lojtari me notën më të lartë në këtë takim ishte portieri mysafir David Ospina.

Ospina pati disa ndërhyrje fantastike ndërsa krejt në fund priti edhe penallti (8.4).

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Mesut Ozil (8.1) dhe talenti i ri Maitland Niles (8.0).

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ishte ndër më të mirët në fushë ku mori notën (7.8).

Futbollisti më i dobët në këtë sfidë ishte Petterson me notë 4.7.

Paraqitje të dobët tek vendasit pati edhe portieri Keita që nuk mori notë më të lartë se (5.5). /Telegrafi/