Site icon Telegrafi

OSRM: Më pak i takon Partisë së serbëve të Maqedonisë të përzihet në punët e jashtme të vendit, ata kanë qenë okupator i këtyre hapësirave

Politika zyrtare e Republikës së Maqedonisë e udhëheq dhe e krijon Qeveria e Republikës ë Maqedonisë, dhe prandaj është e çuditshme që në emër të Maqedonisë, udhëzime për vendosjen e saj ndërkombëtar jep një parti e pakicës, në rastin konkret partia e serbëve të Maqedonisë, ndërsa në lidhje me Samitin e partive  nga Evropa Lindore në Moskë, njofton OSRM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Maqedonia është shtet i pavarur edhe atë i popullit maqedonas. Kjo nuk është nën-mbretëria e jugut, që dikush tjetër maqedonasve tu jep udhëzime për komunikim, e më së paku një parti e pakicave, edhe at e pakicës serbe e cila dekada më parë ka qenë okupues i këtyre hapësirave“, thuhet në reagimin e OSRM ndaj deklaratës të nënshkruar për neutralitet në Ballkan në Moskë nga ana e Partisë së serbëve në Maqedoni gjatë Kongresit të partisë ruse në pushtet./Telegrafi/

Exit mobile version