Site icon Telegrafi

Ospina tregon si i ndihmoi Jamesit në lidhjen me motrën e tij, me të cilën është i martuar (Foto)

Portieri i Arsenalit, David Ospina, gjatë një bisede për Fox Sports ka treguar edhe për disa zhvillime interesante në familjen e tij.

Motra e tij, Daniela, është e martuar me mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez. Të dyja familjet, Ospina dhe Rodriguez, janë nga Kolumbia , mirëpo dy futbollistët nuk e kishin njohur njëri-tjetrin më herët.

Daniela, gruaja e James Rodriguez.

“James u largua nga Kolumbia kur ishte shumë i ri. Unë nuk kam mundur ta takoj gjatë asaj kohe”, është shprehur portieri, transmeton Telegrafi.

Ospina më tej ka treguar se kur James nisi të dilte me motrën e tij, familja nuk e pëlqente atë. Për më shumë, ai ka treguar se i kishte ndihmuar mesfushorit të Realit se si t’ia fitonte zemrën familjes së gruas.

James dhe Ospina janë miq.

“Asokohe, motra ime më tha se ishte në lidhje me një lojtar kolumbian. Më duhej ta ndihmoja shumë, sepse prindërit nuk pajtoheshin”.

“James ia fitoi zemrën motrës time, por mua mu desh t’i ndihmoja që të depërtonte në familje”, ka treguar portieri. /Telegrafi/

Familja e James Rodriguezit.

 

Daniela është motra e portierit të Arsenalit, David Ospina.
Exit mobile version