Site icon Telegrafi

Osmani: Zbatimi i Planit 18, është bazë edhe për një raport pozitiv nga KE

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel mbajti takim me gazetarët para përfaqësuesve të Grupit Punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor/Zgjerim (KOVEB/KOELA) ku informoi për procesin e integrimit evropian të vendit.

“Kemi sukses të jashtëzakonshëm në dinamikën dhe zbatimin e reformave të parapara të Planit 18, për të cilën besoj se do të reflektojë në një Raport shumë më të mirë të Komisionit Evropian nga ajo e vitit të kaluar, së bashku me një rekomandim të pakushtëzuar deri në Këshillin e BE-së”, theksoi Osmani, duke shprehur pritje të qartë se ky progres do të rezultojë me konfirmimin e vendimit të Këshillit të BE-së në qershor, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Osmani do të realizoi takim edhe me Eurokomisarin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini./Telegrafi/

Exit mobile version