Site icon Telegrafi

Osmani: Zaevi është vetëm koordinator, Ahmeti është shefi jonë

Ministri për eurointegrime, Bujar Osmani, ka refuzuar të përgjigjet nëse në qeverinë e re shefi i tij është Zoran Zaevi, ose ai dhe ministrat tjerë të BDI-së edhe më tej do të japin llogari para Ali Ahmetit. I pyetur në emisionin “Top Tema” në TV Telma, Osmani tha se Zaevi është kryeministër dhe koordinator i ministrave në qeveri, ndërsa shefi i tyre do të mbetet Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, risi ishte qëndrimi i Osmanit në lidhje me negociatat e kontratës për miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë.

“Nuk shoh asgjë kontradiktore, në historinë e përbashkët të Maqedonisë me Bullgarinë”, tha Osmani, duke shtuar se si zëdhënës i BDI-së nuk është përzier në këtë çështje dhe ka folur në përgjithësi në interes të shqiptarëve, por si ministër ka detyrë të mbrojë edhe interesat e qytetarëve në Strumicë.

Ai vizitën në Bullgari, si pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Zoran Zaevi të hënën, e vlerësoi si moment historik pasi sipas tij, qëllimi është të adresohen gjitha çështjet e hapura dhe të arrihen rezultate./Telegrafi/

 

Exit mobile version