Zëvendëskryeministri Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në Universitetin “Nëna Terezë” – Shkup ishte pjesë e simulimit të mbledhjes së Këshillit të Evropës që organizuan dhe shfaqën studentët. Në mbledhjen simuluese të Këshillit morën vendim me të cilin Republikës së Maqedonisë së Veriut iu dha datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Osmani thotë se Maqedonia e Veriut është e përgatitur për fillimin e negociatave që tani dhe se tashmë është krijuare proces serioz në të gjitha fushat e shënuara në konkluzionet e Samitit të BE-së nga viti i kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kemi progres të jashtëzakonshëm politik përmes Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së Bulgarisë, si dhe në aspektin e kohezionit krijuar me Ligjin e gjuhëve, kandidati konsensual për President i zgjedhur me sukses, Stevo Pendarovski, por edhe shumë suksese të tjera të vendit”, tha Osmani.
“Më paraqet nder të veçantë në simulimin e Këshillit të Evropës organizuar nga ana e studentëve, si Mbledhje – Samit në të cilën Republikës së Maqedonisë së Veriut i jepet datë për fillimin e negociatave, ti mbroj pozitat e vendit dhe të argumentoj para studentëve – shefave të vendeve dhe Qeverive të vendeve – anëtare të Unionit, pse duhet dhe pse Maqedonia e Veriut meriton vendim për fillimin e negociatave me BE-në”, theksoi Osmani.
Në këtë kontekst ai theksoi se vendimi nga ana e Këshillit me të cilën Republikës së Maqedonisë së Veriut i jepet datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian paraqet vërtetim të progresit në përgjithësi, raport-fer i Bashkimit Evropian dhe vendeve – anëtare drejt premtimeve të tyre, por njëkohësisht shtytje edhe për vendet tjera të rajonit, se është i nevojshëm progres i sinqertë dhe autentik si dhe e njëjta vlerësohet dhe në mënyrë të përshtatshme valorizohet.
Gjatë ngjarjes Zëvendëskryeministri Osmani paraqiti edhe projektin – “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian”, konkurs i paraparë për studentët e shkencave shoqërore në Universitetet Shtetërore, konkurs i cili vazhdon dhe që ka për qëllim ta afrojë atmosferën dhe aktivitetet lidhur me integrimet evropiane, si dhe detyrimet e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Siç njoftojë nga kabineti, Osmani shtoi se në kuadër të projektit, studentët e shkencave shoqërore në Universitetet Shtetërore, me pjesëmarrjen e tyre në konkurs dhe me punim të eseve, kanë mundësi ta tregojnë njohurinë e tyre evropiane, dhe 12 më të mirët do të fitojnë shansin ta ndjejnë atmosferën në Bruksel, me vizitë treditore studimore në kryeqytetin evropian, ku do të kenë mundësi ti vizitojnë institucionet kyçe të BE-së, si dhe të njoftohen me mënyrën e punës së tyre./Telegrafi/