Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë se bisedimet janë të rënda dhe për këtë mbledhja do të vazhdojë nesër, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Osmani nuk është prononcuar edhe për bisedimet me LSDM-në që i kanë zhvilluar nga BDI: Nevzat Bejta, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti.
Vendimin do ta sjell BDI dhe nuk e kemi dert se kur kalon mandati i Gruevskit.
”Kushtet i kemi në tavolinë, cila i pranon me atë shkojmë” ka thënë Osmani. /Telegrafi/