Site icon Telegrafi

Osmani-Varhelyi: Metodologjia e re do të publikohet në janar

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Bruksel mbajti takim me Eurokomesarin e ri për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Várhelyi.

Gjatë takimit u diskutua për statusin e politikës për zgjerim të BE-së, me theks të veçantë në metodologjinë e re, si dhe për statusin e reformave dhe aktualiteteve të tjera në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Fillimisht ju përgëzoj për funksionin e ri, i cili, shpresoj se në periudhën në vazhdim në tërësi do ta arsyetojë intencën e gjithë Komisionit për shqyrtim të serishëm të mundësisë për caktim të datës për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të Kroacisë. Shpresojmë se procesi i reformimit të metodologjisë nuk do të stërzgjatet, e aq më pak, ta bllokojë iniciativën për kthim të shpejtë të procesit të zgjerimit në agjendën e Unionit”, theksoi Osmani, duke potencuar gjithashtu se gjithçka që do ta bëjë procesin e negociatave më të strukturuar, më
efikas, më të drejtë, më thelbësor dhe më kredibil, është në interes edhe të Maqedonisë së Veriut.

Në vazhdim zëvendëskryeministri Osmani theksoi gatishmërinë e vendit për fillim të negociatave, por njëherit edhe përkushtimin dhe fokusimin e Qeverisë ndaj obligimeve në periudhën vijuese, me ç’rast Eurokomesarit Várhelyi, Osmani ja prezantoi agjendën reformuese të Qeverisë për periudhën e ardhshme, në pritje të Samitit të BE-së në mars të vitit të ardhshëm.

“Pas mossuksesit të Samitit të tetorit për të siguruar vendim për fillim të negociatave, kredibiliteti i BE-së në gjithë rajonin është dukshëm i rrënuar, dhe shpresoj që përmes iniciativave të reja do të kemi sukses ta kthejmë besimin jo vetëm në institucionet evropiane por në përgjithësi edhe në procesin e evropeizmit të gjithë rajonit” theksoi Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version