Site icon Telegrafi

Osmani tregon për Qeverinë e re të Maqedonisë (Video)

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin ‘Fol Tash’ në TV Koha ka folur për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë duke thënë se BDI do të jetë në qeverinë e re me LSDM-në dhe Aleancën për shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani në këtë pyetje ka refuzuar ta quaj Lëvizjen Besa si parti shqiptare duke i quajtur të dyshimtë.

Zëdhënësi i BDI-së ka thënë se partia e tij do të ketë qendrim më të fortë në qeverinë e re ku do të kërkojë zbatimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Osmani gjithashtu në ‘Fol Tash’ ka folur edhe për rastet e montuara për të cilët në pyetjen e moderatorit se pse nuk janë zgjidhur gjatë qeverisjes së BDI-së ka thënë se do të zgjidhen me qeverinë e re ku pritet ri-shqyrtim i rasteve.

Përndryshe, emisioni ”Fol Tash” me Venhar Ramadanin transmetohet çdo të hënë nga ora 21:40. Ju ftojmë ta ndiqni!/Telegrafi/

Exit mobile version