Site icon Telegrafi

Osmani: Tërrnja – plagë e hapur, kujtim i përjetshëm

Foto: Arkiv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën në fshatin Tërrnje të Suharekës.

Osmani ka thënë se në orët e hershme të mëngjesit të 25 marsit të vitit 1999, forcat gjenocidale paramilitare serbe hynë në fshatin Tërrnje të Suharekës dhe masakruan 46 martirë, ndër të cilët
gra, pleq e fëmijë.

“Disa prej viktimave ishin banorë të fshatit, e të tjerët ishin mysafirë nga fshatrat Studençan dhe Randobravë, të cilët kishin kërkuar strehë tek familjet e Tërrnjes. Tetë banorë ende janë në mesin e të zhdukurve me dhunë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se Tërrnja është plagë e hapur.

“Është kujtesë e përjetshme e sakrificës sonë për liri dhe një betim për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për atdheun. Lavdi e përjetshme martirëve të Tërrnjes”, tha Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version