Site icon Telegrafi

Osmani: Tërheqja e ministrave të BDI-së nga qeveria, nuk e zgjidh problemin

Tërheqja e ministrave të BDI-së nga qeveria është veprim i dëmshëm, por vetëm si mesazh i dërguar politik, por jo edhe zgjidhje e problemit, ka deklaruar mbrëmë në emisionin Click Plus të TV 21, Bujar Osmani, zëdhënës i partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ajo çfarë po qarkullon në mediume, se kjo tërheqje të një të tretës nga ministrat e BDI-së nga Qeveria do të thotë zhbllokim të Kuvendit, nuk është e vërtetë. Tërheqja e ministrave të BDI-së nga Qeveria nuk do të ketë pasoja të drejta. Ajo çka thuhet se me dorëheqjen e tyre do të bjerë e gjithë qeveria, nuk është e vërtetë. Ka mesazh politik çka BDI është e përgatitur ta kumtojë edhe me dorëheqjen e ministrave për të treguar se nuk asnjë mëdyshje dhe se BDI do të bëjë githçka që është në fuqinë e saj për të krijuar institucione të reja dhe të materializohet kolacioni i ri me LSDM-në’, ka deklaruar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version