Site icon Telegrafi

Osmani: Të zgjidhet kontesti i emrit këtë vit, pasi viti i ardhshëm është i pasigurtë

Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani edhe një herë e ka thënë qëndrimin e Qeverisë së Maqedonisë rreth çështjes së emrit dhe perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë.

Ai ka thënë se gjithçka ka ardhur në vendin e vetë, dhe se tani duhet të gjindet një gjuhë e përbashkët për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për dy palët. ”Viti 2019 është vit i zgjedhjeve në të gjithë shtetet anëtare në Bashkimin Evropian. Maqedonia dhe Greqia gjithashtu kanë zgjedhje, dhe kjo do të pengojë që brenda dy shteteve të gjendet kohë për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. Për këtë them se viti 2018 është vit i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje” potencoi Osmani, në emisioni ”Vetëm e vërteta” në TV Kanal 5, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Maqedonia hyn në një periudhë të panjohur nëse nuk e gjen zgjidhjen për çështjen e emrit” shtoi Osmani.

Samiti i NATO-s në qershor do të jetë vendosës për fatin e Maqedonisë, thonë vazhdimisht ekspertët. /Telegrafi/

Exit mobile version