Site icon Telegrafi

Osmani: Të gjejmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, pas takimeve me homologët e tij, Nikos Kotzias dhe Georgios Katrougalos,  edhe për mediat greke është shprehur optimist se problemit me emrin, po i vjen fundi.

Në intervistën për televizionin grek Antena, Osmani tha se problemi me emrin përveç se e bllokon perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, paraqet edhe pengesë për bashkëpunimin bilateral. Osmani në Athinë, ka transmetuar mesazhin se qeveria është e përkushtuar që të gjejë zgjidhje.

“Mendoj se po i vjen fundi këtij kontesti që na mori 25 vjet mundësi për bashkëpunim, për këmbim dhe zhvillim. Tani ka ardhur koha që ta mbyllim, pa dëme dhe duke marrë parasysh ndjeshmërinë e të dyja palëve për këtë çështje. Ekziston zgjidhje e cila është e pranueshme për të dyja palët, por pa u sulmuar vlerat më të ndjeshme që të dyja palët i kanë rreth kësaj çështje”, tha Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane.

Në lidhje me spekulimet mediatike, se në bisedime po diskutohet për emrin “Maqedonia e re” si një zgjidhje të mundshme, Osmani tha se ende nuk është arritur deri në atë fazë sa të bisedohet për propozime konkrete.

Sipas Osmanit, kjo është faza ku të dyja vendet duhet të fokusohen në gjetjen e një zgjiodhjeje e më pas në Maqedoni do të diskutohet rreth nevojës për mbajtjen e një referendum për këtë çështje.

Exit mobile version