Site icon Telegrafi

Osmani gjatë takimit me komandantin e KFOR-it konfirmon vizitën e Mark Rutte në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.

Në këtë takim, Osmani ka theksuar se stabiliteti në Kosovë është një faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

Presidentja vlerësoi rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë, duke nënvizuar se kontinenti po përballet me sfida të ndërlikuara gjeopolitike, të cilat kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët.

Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u diskutua edhe për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë.

U theksua rëndësia e kësaj vizite dhe roli kyç i NATO-s për paqen dhe sigurinë në vend.

Exit mobile version