Site icon Telegrafi

Osmani synon Titullin dhe Kupën me Llamkosin

“Më kanë pritur shumë mirë, ishin vërtet djem të mirë dhe më kanë bërë të ndihem sikur kam qenë kaherë pjesë e kësaj skuadre. Me një fjalë, jam i lumtur që jam pjesë e Llamkosit”, ka thënë Osmani i cili më pas ka folur edhe për punën që po bëhet në ekip.

“Ditëve të fundit po punojmë dy herë në ditë. Sigurisht që kjo fazë është e ndjeshme, por puna dhe atmosfera po shkon ashtu siç dëshirojmë. Tash për tash jemi në fazën e qëndrueshmërisë”, shtoi mbrojtësi i djathtë, duke njoftuar se skuadra nga data 10 shkurt do të udhëtojë drejtë bregdetit shqiptar për të zhvilluar një fazë përgatitore.

“Tash për tash nuk po planifikojmë ndonjë ndeshje miqësore, kur dihen kushtet këtu. Trajneri na ka njoftuar se do të shkojmë 10 ditë në Durrës dhe atje presim t’i zhvillojmë disa ndeshje të forta miqësore”, njoftoi Osmani i cili më pas ka folur edhe për rivalin e tyre Prishtinën.

“Synimi ynë nuk është vetëm titulli, por edhe Kupa e Kosovës. E sa i përket Prishtinës ne kemi respekt, ata kanë marrë disa futbollistë shumë cilësorë, por kjo nuk na tremb neve. E dimë potencialin që kemi dhe jemi të bindur që do t’i arrijmë në fund objektivat tanë”, përfundoi Shemsi Osmani. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version