Telegrafi

Osmani: Suedia është mbështetëse e madhe për zhvillimin e vendit

Zv. Kryeministri i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunim për Zhvillim Ndërkombëtar në suaza të Ministrisë për Punë të Jashtme e Mbretërisë Suedeze, Johannes Oljelund.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve, zhvillimin e Maqedonisë në proceset euro-atlantike, si dhe mbështetja e Mbretërisë Suedeze për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Suedia është një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në ndërtimin e Maqedonisë demokratike, përparimtare dhe multi-etnike”,tha Osmani.

Në këtë takim Zv. Kryeministri Osmani vërtetoi përkushtimin e Qeverisë për mbajtjen e agjendës reformatore në krye të listës edhe pas hapjes së negociatave nga Komisioni Evropian. Në këtë drejtim, Osmani i prezantoi Oljelundit pjesë nga nga Plani 18 duke shtuar se i njëjti përfaqëson vazhdimin e Planit 3-6-9 në të cilën pritet të marrë agjendë reformatore në periudhën pas hapjes së negociatës dhe deri te fillimi i bisedimeve./Telegrafi/