Humoristi Osman Azemi është bërë shumë i përfolur për skeçet humoristike që i publikon për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Në të shumtën e rasteve, ai bën ndonjë shaka me ndonjë situatë aktuale, shpesh duke përdorur edhe ironinë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe në videon e fundit të publikuar në Facebook, ku ka ironizuar me thirrjet e vazhdueshme të Ministrisë së Ekonomisë për kursime të energjisë, marrë parasysh faktin që vendi ndodhet në një krizë energjetike.
Në video, ai mund të shihet teksa xhiron veten nën dritën e frigoriferit, duke treguar se ka gjetur këtë mënyrë për të “kursyer” energjinë.
“Mirëmëngjesi krejtve, se më ka humbur shkrepësja e s’po mundem me e ndez një qiri, për të kursyer rrymën, e hapa frigoriferin këtu, ju bëj apel ta kursejmë rrymën se jemi para bankrotit, ju lutem ta kursejmë rrymën, bojlerin e gjërat tjera, edhe frigoriferi më paska mbetur thatë, po e mbyll se edhe ftohtë e kam se ka qëlluar ky frigorifer i madh”, thotë aktori i Stupcave në video.
E krejt kjo duket vjen pasi një ditë, më parë Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, propozoi kursimin e energjisë elektrike, duke këshilluar që të bëhet përdorim me kursim i pajisjeve elektroshtëpiake. /Telegrafi/