Telegrafi

Osmani: Sot do të dakordohemi me Komisionin e Venedikut për Ligjin e gjuhëve

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se sot në një takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut do të dakordohet nëse do të japë mendimin e tij për të gjithë Ligjin për gjuhët apo vetëm për pjesët e diskutueshme.

Përdorimi i Ligjit për kartëmonedhat dhe uniformat e ushtrisë është i diskutueshëm, por Osmani thotë se sëpari duhej të dërgonte të gjithë ligjin, ndërsa pastaj të përcaktonte se për çfarë saktësisht do të jepte mendim.

Autoritetet kishin frikë se të dy mund të binin në Gjykatën Kushtetuese, kështu që ata kërkuan mendimin e një organi të pavarur./Telegrafi/